Montimi i Tubave te Korriguar

MONTIMI I TUBAVE TË KORRIGUAR

1. Udhëzimi për mos dëmtimin e tubave. Për të siguruar që produktet e dorëzuara, tubat të mos dëmtohen gjatë punimit në punishte apo magazionim ndiqni këto udhëzime të thjeshta: – Vendosni tubat në magazionim apo në vend punishte në një vend i cili është i rrafshtë. – Përdorni në anët e tubave siguresat nga druri për të siguruar mos shembjen e tubave. – Palosja e tubave të bëhet në atë formë që lartësia të mos jetë mbi 1.80m. – Gjatë palosjes duhet të keni kujdes që tubi të mos lëshohet mbi kokën e tubit (manikiot) me qëllim që të mos dëmtohet koka e tubit (manikiota). – Për të mos i dëmtuar tubat – nuk duhet të tërhiqen zvarrë.

2. Udhëzimet për montimin e tubave me gomina – Së pari të bëhet pastrimi i manikiotës (Foto.1) – Vënja e gominës (Foto.2) – Lyerja e manikiotës dhe gominës me vaj rrëshqitës (Foto. 3) – Lidhja në mes dy tubave (tuba 800 e më lartë ngrite me litar -Pas afrimit të tubit tek manikiota lejohen goditje të lehta mbrapa tubit me qëllim të montimit (Foto 4 dhe 5)

Facebook
Instagram