Ndertimi i llogoreve apo kanaleve minimale

NDERTIMI I LLOGOREVE APO KANALEVE MINIMALE


Informacioni i dhënë në këtë udhëzues për instalimin e tubave është paraparë si domosdoshmëri por nuk i shfuqizon kërkesat e specifikuara në planprojekt, në rast se është paraparë ndryshe. Pra kanali duhet te jetë i mjaftueshëm në mënyrë që të vendoset rëra kompakte rreth tubit. Rekomandimi i hapjes minimale të kanalit sipas tabelës së lartëshënuar, inxhinieri mund të dizajnojë ndryshimin e gjerësisë së kanalit bazuar mbi kushtet e lokacionit të veçantë. Për instalimet e tubacioneve paralele, të lejohet hapësirë në mes të tubave. Për kompaktimin e duhur të tubave prej Ø 315 deri në Ø 630 është e nevojshme që largesia në mes të tubave të jetë 300mm. Te tubat prej Ø 630 e më shumë është e paraparv 1/2 e diametrit të tubit. Hapësirat do të ndryshojnë varësisht prej qëllimit të përdorimit të këtyre tubave parallel. Të konstatohet përmbajtja e themelit (bazës), dhe nëse konstatoni që themeli (baza) e kanalit është e butë ose përmban materiale të tjera të paafta për të siguruar një stabilitet afatgjatë të tubave që do të montohen, të veprohet si vijon:
– Kur konstatohet se themeli (baza) është e pa përshtatshme ose e butë, duhet të konsultoheni me inxhinierin për të ricaktuar shkallën e nevojshme të gërmimit.

– I gjithë themeli (baza) i papërshtatshëm do të gërmohet para se të vendoset tubi.

– Nëse toka amtare (bazë) mund të zhytet për ndarje duhet të përdorim pëlhurë sintetike (gjeotekstilet) për të ndarë tokën amtare nga rëra.

– Në rastin kur inxhinierët konstatojnë se shkalla e papërshtatshmërisë së tokës bazë është e lartë atëherë duhet të konsultoheni me projektuesin për devijimin e trasesë së kanalit.

Facebook
Instagram