Tuba për ujësjellës HDPE 100 RC

TUBA PËR UJËSJELLËS HDPE 100RC

Duke marrë parasysh problemet gjatë montimeve-mos nivelizimin e tubave e mos izolimin e tyre me rërë zhvillimet e fundit të materialeve kanë konstatuar se materiali HDPE RC është një ndër materialet më të rezistueshme. Këta tuba kanë një kualitet të lartë dhe qëndrueshmeri deri në 100 vite janë më ekonomik sepse kanë një instalim të lehtë dhe të shpejtë. Dallojnë nga tubat HDPE 100 sepse përmbajnë një sasi të materialit RC i cili material është i pranishëm në tokë pa izolim rreth tubave me rërë, ky material është rezistent ndaj gurëve, xhamit apo mjeteve te ngjajshme nëntokësore, këta tuba e ngadalësojnë plasjen. Këta tuba pranë kompanisë Ferplast mund të prodhohen në tri forma varësisht prej kërkesës së klientëve: (shih vizatimet teknike). Materiali HDPE 100RC është i bazuar sipas rregullave teknike Gjermane PAS 1075-e cila vlen në shtetin Gjerman, ndërsa në shtetet e Europës përdoret Standarti EN 12201-2 e cila në vetë përmban rregullat teknike të PAS 1075. Testimi i ketyre tubave kryhet ne 8760 orë dhe mund të kryhet pranë Laboratorit të FERPLASTIT.

 

LIDHJA E TUBAVE TË UJËSJELLËSIT

Lidhja e tubave të ujësjellësit HDPE 100 dhe HDPE 100RC;

1.Bashkimi mekanik, me elemente lidhëse

2.Bashkimi me ngjitje ballore

3.Bashkimi elektrik me ndihmën e rekorderive të veçanta elektrike. Për tubat nga Ø20 deri në Ø90 përdoret metoda e parë (Bashkimi mekanik me elemente lidhëse) ndërsa nga Ø110 deri ne Ø630 përdoret metoda e dytë dhe e tretë. Montimi i tyre është i lehtë dhe i shpejtë dhe njëherit e humb koston e montimit.

 

Mbas montimit të tubave nën tokë duhet të kryhet një test përfundimtar hidraulik i cili e teston ngjitjen ballore të tubit dhe njëherit e eleminon mundësinë e dëmtimit të tubit gjatë montimit. Ky test kryhet në një formë të shpejte mbrenda 24 oreve ku tubit i krijohet presion për 30% mbi standardin që është prodhuar, nëse mbrenda 24 orëve tubi e përballon këtë presion atëherë konstatohet se të gjitha lidhjet janë në rregull dhe nuk është dëmtuar gypi fizikisht atëherë lejohet për përdorim dhe jepet me garancion për 50 vite.

Facebook
Instagram