Tuba për ujësjellës HDPE 100

TUBA PËR UJËSJELLËS HDPE 100

Këta tuba pranë Kompanisë FERPLAST prodhohen me dy tipe: – Shtresa e jashtme e zezë me 4 vija të kaltërta dhe mbrendshmja e bardhë. – Shtresa e jashtme e kaltërt me 4 vija dhe e mbrendshmja e bardhë.
Gjatësia e tubave nga Ø 20-90 prodhohet në gjatësi 100m-500m në rollne ndërsa Ø110-Ø630 punohet në gjatësi 12m. Karakteristikë e këtyre tubave është se :
– Kanë rezistencë të madhe ndaj korozionit – Fleksibilitet i lartë – Pesha e lehtë – Rezistenca e madhe ndaj kimikaleve – Përparësi në instalim

 

LIDHJA E TUBAVE TË UJËSJELLËSIT

Lidhja e tubave të ujësjellësit HDPE 100 dhe HDPE 100RC;

1.Bashkimi mekanik, me elemente lidhëse

2.Bashkimi me ngjitje ballore

3.Bashkimi elektrik me ndihmën e rekorderive të veçanta elektrike. Për tubat nga Ø20 deri në Ø90 përdoret metoda e parë (Bashkimi mekanik me elemente lidhëse) ndërsa nga Ø110 deri ne Ø630 përdoret metoda e dytë dhe e tretë. Montimi i tyre është i lehtë dhe i shpejtë dhe njëherit e humb koston e montimit.

 

Mbas montimit të tubave nën tokë duhet të kryhet një test përfundimtar hidraulik i cili e teston ngjitjen ballore të tubit dhe njëherit e eleminon mundësinë e dëmtimit të tubit gjatë montimit. Ky test kryhet në një formë të shpejte mbrenda 24 oreve ku tubit i krijohet presion për 30% mbi standardin që është prodhuar, nëse mbrenda 24 orëve tubi e përballon këtë presion atëherë konstatohet se të gjitha lidhjet janë në rregull dhe nuk është dëmtuar gypi fizikisht atëherë lejohet për përdorim dhe jepet me garancion për 50 vite.

Facebook
Instagram