Tubat e Kanalizimit – sistemi “Krah Pipe”

TUBAT E KANALIZIMIT – SISTEMI ” KRAH PIPE”

Tuba të prodhuar sipas sitemit “Krah Pipe” kanë një përdorim të madh në profilet me dimensione të larta , e cila eliminon nga tregu tubat e prodhuara nga betoni duke lehtësuar punën, duke rritur kualitetin dhe jetëgjatesinë. Ky lloj tubi është nga gjenerata e re e cila është e prodhuar nga materiali HDPE  por mbrenda kanaleve të tubit, është i futur edhe një tub nga materiali PP i cili krijon nje fortësi të lartë dhe të qëndrueshme për shtypje nga peshat e larta. Aplikimi: këta lloje të tubave përdoren për kanalizime, për ujerat atmosferike, për transportimimin e ujit për hidrocentrale, mund të përdoren në vend të urave, etj .  

E rëndësishme është që lidhja mes tyre bëhet përmes saldimit elektrik, ku 100% e bën ndalimin e rrjedhjes së ujit . 

Jetëgjatësia e këtyre tubave është mbi 50 vite . 

 

Verejtje : Diametri i jashtëm – OD (mm) mund të ndryshon varësisht prej standartit që kërkohet – Sn4, Sn8, SN10, SN12 gjithashtu edhe pesha e tubit ndryshon . 

 

MONTIMI I GYPAVE SIPAS SISTEMIT TE KRAH PIPE
Pasi të kryhet montimi i tubit në kanal atëherë bëhet saldimi i tubit (ngjitja) ku për këtë shërben teli i cili montohet në fabrikë me një instrument të veçantë përmes rrymës bëhet nxehja e telit i cili e shkrin plastikën dhe e bën si një trup i vetëm, momentin kur të ndodh ky proces atëherë më nuk ka mundësi të ketë asnjë rrjedhje të ujit dhe kjo është një përparësi e madhe për sistemin ” KRAH PIPE ” (shiko foton ).

Pasi të kryhet ky veprim atëhere lejohet mbulimi i tubit me rërë dhe materiali që është hequr nga kanali ( Shiko foton )

 

Facebook
Instagram