Rreth Nesh

Kompania Ferplast është themeluar në vitin 1996, nga 7 aksionarë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 52.000 metra/ katrorë, ku në vete posedon 15 linja prodhimi me një numër prej 105 punëtorëve. Që nga viti 1996 e deri më sot kompania Ferplast ka arrit të jetë prezent në tërë tregun Kosovar dhe të jetë eksportuese në shumë vende ballkanike dhe evropiane.

Bazë e prodhimit të kompanisë Ferplast është :

1. Tuba të kanalizmit - sistemi i korriguar dhe Krah Pipe nga Ø 110 deri Ø 2000 .
2. Tuba të ujësjellësit nga Ø20 deri Ø630 me presione PN 6, PN10 , PN16, PN20 , PN 25 dhe Pn32. 3. Tuba drenazhimi Ø110 deri Ø 160
4. Tuba për kabllo elektrike Ø 40 deri Ø 160
5. Tuba kanalizimi shtëpiak PP-H nga Ø 50 deri Ø 160
6. Tuba per kanalizim nga PVC Ø 110 deri Ø 315

Për nga kualiteti kompania Ferplast ka arritur standardet më të larta Europiane ku si garancion i kësaj është:

1. Laboratori i mbrendshëm i FERPLAST-it
2. Çerftifikimi me ISO 9001-2008 dhe ISO 14001-2004 të çertifikuara nga QEC - Angli 3. Çertifikim nga “RESEARCH INSTITUTE BUILDING MATERIALS”- Bullgari

Ferplast punon me një teknologji të sofistikuar gjermane dhe italiane- andaj në rast se do të na vizitoni do të bindeni vetë për asortimentet dhe kualitetin e prodhimeve tona ....

TRADITË QË NGA 1996