TUBAT E KANALIZIMIT  SISTEMI I KORRIGUAR

Tubat e korriguar janë të prodhuar në bazë të standardit EN 13476-3 dhe ISO 9969. 

Këta tuba përdoren për kanalizime nëntokësore për ujëra të zeza, ujëra atmosferike dhe mund të montohen deri 8 m thellësi nëntokë.

 

Karakteristikat kryesore të këtyre tubave janë: 

1 - Rezistenca kimike

2 - Jetëgjatësia

3 - Rezistenca ndaj gërryerjeve

4 - Qëndrueshmëria fizike

  • - Përballon temperaturat e ujit deri 60oC, në raste të shkurta deri në 90oC

6 - Montimi i thjeshtë ( manikiota e vendosur në tub) 7 - Transporti i lehtë

 



TUBAT E KANALIZIMIT - SISTEMI " KRAH PIPE"

Tuba të prodhuar sipas sitemit "Krah Pipe" kanë një përdorim të madh në profilet me dimensione të larta , e cila eliminon nga tregu tubat e prodhuara nga betoni duke lehtësuar punën, duke rritur kualitetin dhe jetëgjatesinë. Ky lloj tubi është nga gjenerata e re e cila është e prodhuar nga materiali HDPE por mbrenda kanaleve të tubit, është i futur edhe një tub nga materiali PP i cili krijon nje fortësi të lartë dhe të qëndrueshme për shtypje nga peshat e larta. Aplikimi: këta lloje të tubave përdoren për kanalizime, për ujerat atmosferike, për transportimimin e ujit për hidrocentrale, mund të përdoren në vend të urave, etj .

 

 

E rëndësishme është që lidhja mes tyre bëhet përmes saldimit elektrik, ku 100% e bën ndalimin e rrjedhjes së ujit .

Jetëgjatësia e këtyre tubave është mbi 50 vite .

Verejtje : Diametri i jashtëm – OD (mm) mund të ndryshon varësisht prej standartit që kërkohet - Sn4, Sn8, SN10, SN12 gjithashtu edhe pesha e tubit ndryshon

TUBA TE KORRIGUAR ME DIAMETËR TË MBRENDSHËM

Kompania FERPLAST prodhon tuba edhe me diametër të mbrendshëm (ID) duke filluar nga :

 

  • ID 200 deri në ID 500 përdor tubat me sistemin e korriguar ndërsa
  • ID 600 deri në ID 2000 përdor tubat me sistemin " KRAH PIPE”

Vërejtje : Tek sistemi Krah Pipe ka mundësi të ndryshon diametri i jashtëm me tepër nëse kërkohet nga standardi SN4, SN 8, SN10 dhe Sn12.

TUBA TE KORRIGUAR NGA MATERIALI PP

Kompania FERPLAST përpos tubave të korriguar që punohen me material HDPE tani që nga viti 2016 ka filluar punimin e tubave edhe me materialin PP. Me materialin PP tani FERPLAST-i i punon këto dimensione :

 

  1. OD 200 deri ne OD1000 dhe 

ID 200 deri ne ID 2000

TUBAT PER DRENAZHIM HDPE-LDPE

Tubat për drenazhim montohen rreth objekteve, fushave sportive dhe vendeve të ndryshme. Këta tuba kanë për qëllim largimin e lagështisë nga objekti dhe vendet e caktuara. Kompania FERPLAST tubin për drenazhim e prodhon në atë formë ku 55% e tubit është e shpurar ndërsa 45% është e pa shpuar. Montimi i këtyre tubave duhet të bëhet në atë mënyrë që pjesa e shpuar të mbetet lartë dhe ajo e pa shpuar poshtë dhe duhet të mbulohet me rërë ku arsyeja e montimit të tillë është se : nga pjesa e shpuar lartë bie uji në pjesën e pa shpuar e cila pjesë shërben për largimin e ujit deri në vendin e caktuar. Kompania FERPLAST këtë tub e prodhon sipas standardit EN 13476-3 dhe ISO 9969