Tubat e korriguar

TUBAT E KANALIZIMIT SISTEMI KORRIGUAR

Tubat e korriguar janë të prodhuar në bazë të standardit EN 13476-3 dhe ISO 9969. Këta tuba përdoren për kanalizime nëntokësore për ujëra të zeza, ujëra atmosferike dhe mund të montohen deri 8 m thellësi nëntokë. Karakteristikat kryesore të këtyre tubave janë:

1 – Rezistenca kimike

2 – Jetëgjatësia

3 – Rezistenca ndaj gërryerjeve

4 – Qëndrueshmëria fizike

5 – Përballon temperaturat e ujit deri 60 C, në raste të shkurta deri në 90C

6 – Montimi i thjeshtë ( manikiota e vendosur në tub)

7 – Transporti i lehtë

 

MONTIMI I TUBAVE TË KORRIGUAR


1. Udhëzimi për mos dëmtimin e tubave. Për të siguruar që produktet e dorëzuara, tubat të mos dëmtohen gjatë punimit në punishte apo magazionim ndiqni këto udhëzime të thjeshta: – Vendosni tubat në magazionim apo në vend punishte në një vend i cili është i rrafshtë. – Përdorni në anët e tubave siguresat nga druri për të siguruar mos shembjen e tubave. – Palosja e tubave të bëhet në atë formë që lartësia të mos jetë mbi 1.80m. – Gjatë palosjes duhet të keni kujdes që tubi të mos lëshohet mbi kokën e tubit (manikiot) me qëllim që të mos dëmtohet koka e tubit (manikiota). – Për të mos i dëmtuar tubat – nuk duhet të tërhiqen zvarrë.

2. Udhëzimet për montimin e tubave me gomina – Së pari të bëhet pastrimi i manikiotës (Foto.1) – Vënja e gominës (Foto.2) – Lyerja e manikiotës dhe gominës me vaj rrëshqitës (Foto. 3) – Lidhja në mes dy tubave (tuba 800 e më lartë ngrite me litar -Pas afrimit të tubit tek manikiota lejohen goditje të lehta mbrapa tubit me qëllim të montimit (Foto 4 dhe 5)

Facebook
Instagram