Vendosja e rërës

VENDOSJA E RËRËS


Mos lejoni që gjatë lubrifikimit tubi apo lecka me të cilën po lubrifikoni të prek rërën apo dheun pasi që mund të përzihet me lubrifikatin në tub dhe të jetë pengesë e montimit apo ta dëmtojë montimin profesional. Për montimin e tubave mund të përdoret një nga këto metoda, por rol ka edhe madhësia e tubit për të aplikuar metodat. (Për diametra të vegjël tubat mund të bashkohen me dorë). Metoda tjetër është duke vendosur në tub paisjen e nevojshme dhe me shtrëngesa të bëhet montimi i tubave. Për të siguruar se tubi është vendosur deri në vendin e duhur ju preferojmë të shënoni me ngjyrë apo diq tjetër thellësinë e tubit që do të vendoset në makioten (kokën) e tubit tjetër. Metoda tjetër është duke e vendosur një tub prej 500mm, dhe një dërrasë për tu siguruar se tubi që montohet nuk do të dëmtohet, pastaj me eskavator e shtyejmë tubin deri sa të shkojë në vendin e paraparë. Duhet të siguroheni në mbajtjen e nivelit të tubit, para se të filloni hudhjen e rërës duhet të provoni nëse tubi e ka mbajtur nivelin që është paraparë, pjerrtësinë e paraparë dhe që tubi të mos jetë i vendosur në cepin e kanalit, por në mesin e kanalit me tolerance të vogël. Pasi që tubi e ka mbajtur nivelin e paraparë fillon vendosjahudhja e rërës, shih vizatimet teknike të përmasave që rëra duhet ta mbështjell tubin, përmasat që duhet të jetë e vendosur rëra mbi tub, rëra duhet të jetë e njëtrajtëshme dhe të bëhet presimi (shtypja) e rëres me qëllim që presioni ndaj tubit të jetë i njëtrajtshëm.

Facebook
Instagram