Vendosja e tubit në kanal

VENDOSJA E TUBIT NE KANAL


Pas hapjes së kanalit për të qenë një zonë e sigurtë pune për të instaluar tub në kanale të thella apo në tokë që ka stabilitet të pamjaftueshëm gjithmonë ndiqni rregullat e OSHA (përdorimi i një kutie të çelur – kanali duhet të jetë i sigurtë në mënyrë që të mos rrezikohet punëtori). Gjatësia e kanalit kuti duhet të jetë e përshtatshme për gjatësinë e tubit. Gjatësia nominale e kutisë për tubin HDPE është 6m duhet të jetë dyfishi. Kutia duhet të jetë e vendosur në buzët e kanalit 600mm më larg thellësisë ku vendoset tubi dhe rëra që e rrethon tubin sipas parametrave të lejuar, tërheqja e kutisë të jetë e sigurtë se nuk e dëmton tubin e montuar apo bazamentin e vendosur me rërë rreth tubit.
– Tubi ulet në kanal me dorë, ose duke përdorur najlon – shiritin dhe pajisjet për gërmim.

– Filloni duke inspektuar kokën (makiotën) dhe për të hequr çdo pengesë të jashtme po kështu izoloni pjesën e tubit që është e vendosur goma me qëllim që derisa të vendoset në kanal mos të ketë mundësi të bëhet i papastër.

– Kur tubi është vendosur në kanal dhe është i gatshëm për montim shiqoni që pjesët që do të montohen të jenë të pastërta. – Duke përdorur leckë të pastër ose furçë, lyej me lubrifikant tubin në pjesët ku montohen tubat në mes vete, me qëllim që të jenë të pastërt

– Vendosni gomën në tub.

Facebook
Instagram